30.01.2021 - 19:54
OBSH ka kritikuar BE-në për vendimin për të vendosur kontrolle mbi eksportet e vaksinës antiCovid.
BE dyshon tek sjellja e kompanive farmaceutike të cilat disa prej tyre vendosën të ulin dërgesat ndaj vendeve anëtarë për një riformatim të brendshëm, por duket se qëllimi mund të mos jetë ai i deklaruari.
Gjithsesi për OBSH ky trend mbetet shqetësues, ndërsa nga ana tjetër drejtori ekzekutiv Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nacionalizmi i vaksinës mund të çojë në një zgjatje të rimëkëmbjes.
BE tashmë është në një krizë me kompanitë farmaceutike në perëndim të cilat të paktën deri në mars kanë ulur dërgesat e dozave, duke prishur planet e vendeve anëtare.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Para se të jetë tepër vonë...