MENU
klinika

Reagimi i Vuçiç

“Krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’, kërcënim për Serbinë dhe BE”

19.01.2021 - 10:40

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së ish kryeministrit Ramush Haradinaj për për formimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Mediat serbe bëjnë me dije se Vuçiç në reagimin e tij ka theksuar se Haradinaj është politikan serioz, i fuqishëm edhe i rrezikshëm.

“Nëse ai zgjidhet në ndonjë funksion dhe nëse bashkëpunon me Kurtin është e qartë se ata të dy angazhohen për bashkim. Ne këtë e pranojmë si fakt politik, në çka do të guxojmë të reagojmë. Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE-në”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb është shprehur se në lidhje me këtë deklaratë pret dhe reagimet nga Brukseli.

“Do të doja të dëgjoj më shumë reagime nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe qendrat tjera e fuqishme botërore, sepse mos dhashë Zoti këtu dikush të thoshte diçka të tillë, mos të them do na bombardonin” tha Vuçiç.

Ai me këtë rast foli edhe rreth kërkesës nga opozita serbe për formimin e ministrisë për zgjedhje, si propozim i opozitës.

“Unë kam pritu propozimin për formimin e ministrisë së bartjes së kapelave, çka nuk kam dëgjuar. Ajo është e njohur u themelua nga Tadiç dhe Gjilas ka formuar dy të tilla pas tij…nuk mund të dëgjojë marrëzi” tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat