Qarku i Kukësit vijon të jetë i mbërthyer nga moti i ftohtë dhe acari duke sjellë edhe ngrica e akull në rrugë. Si pasojë e uljes së temperaturave akset rrugore nacionale dhe rurale në segmente të veçanta janë përfshirë nga ngricat ndërsa po punohet për kriposjen e atyre segmenteve ku paraqiten problematika.
Për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi në disa zona ka edhe ngrica. Drejtuesit e automjeteve duhet të reduktojnë shpejtësinë si edhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
Edhe në Rrugën e Kombit nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Më shume se 10 borëpastruese u janë të angazhuar për pastrimin e borës nga rruga dhe hedhjen e kripës, nga tuneli i Kalimashit drejt Morinës.
Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun e Kukësit. Ende disa fshatra kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.
Pa energji aktuaslisht janë fshatrat Berbat, Pac, Salcë dhe Hysenukaj, Bashkia Tropojë. Pa energji në Bashkinë Kukës, janë Njësitë Administrative Bushtricë, Gryk –Çaj dhe Ujmisht. Punonjës të OSHEE Kukës dhe Tropojë, prej ditësh dhe në kushte të vështira të motit dhe terrenit kanë punuar dhe po punojnë në këto zona për të zëvendësuar shtyllat e dëmtuara, linjat dhe izolatorët. Furnizimi me ujë të pijshëm ka qenë normal në shkallë Qarku.