MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 13

Kukësi bie edhe në Laç, Tirana ngec në Ballsh

09.01.2021 - 15:30

Kanë përfunduar ndeshjet e orës 13:30 të Kategorisë Superiore. Kukësi nuk fiton prej pesë ndeshjet, së fundmi duke humbur edhe në Laç, me rezultatin 3-2. Një humbje që rëndon shumë për verilindorët, që tashmë futen në krizë rezultatesh.

Musta shënoi fillimisht për kurbinasit, ndërsa në limitin e pjesës së parë vendasit dyfishojnë me Harmon. Me të nisur e dyta, Xhixha con shifrat në 3-0 për kurbinasit. Një epërsi që Kukësi as e kishte menduar.

Verilindorët u munduan të futen në lojë, teksa në 64’ Taipi shënon nga pika e bardhë e penalltisë. Laci mbrohet fort, pavarësisht se në minutën shtesë pëson edhe një gol tjetër. Kësaj here është Eze që shnon nga penalltia. Kurbinasit tashmë marrin vendin e dytë.

Tirana nuk ia ka dalë dot të fitojë në Ballsh përballë Bylisit vendas. Edhe pse ishte një ndeshje e luftuar dhe plot raste nga të dyja skuadrat, nuk u shënua asnjë gol. Me barazimin 0-0 më i fituar duket Bylis, që lufton për mbijetesë.

Kastrioti ka marrë një barazim me vuajtje, në limitin e ndeshjes 2-2 ndaj Skënderbeut. Në takimin e luajtur më Kamëz, heroi I ndeshjes ishte Xhulio Memeti, që dha asistin e golit të parë dhe shënoi në minutën e fundit golin e barazimit. Për miqtë shënuan Mensah dhe Vangjeli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN