MENU
klinika

"Republika"

Kur monarkia e Shqipërisë u shpall e paligjshme

03.01.2021 - 11:20

        Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare në Shqipëri, më 2 janar 1946, qeveria komuniste shpalli jashtë-ligjësimin monarkinë.

Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de jure.

Atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat, dhe u ndalohej “përgjithmonë”, kthimi në territorin e Shqipërisë.

Komunistët e shpallën Shqipërinë: Republikë Socialiste Popullore, duke rrëzuar de jure, mbretin Zog.

Më herët, Zogu lëshoi një deklaratë, duke i cilësuar zgjedhjet e dhjetorit 1945, jo të lira dhe si të tilla, s’mund ta rrëzonin monarkinë.

Ai edhe vetë e kuptonte se teoria e legalitetit, nuk mund të vlente në këtë rast, pasi vetë e rrëzoi në 1925-ën, Princin Vid nga froni, përmes shpalljes së republikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit