MENU
klinika

Në fshehtësi

Kurorë për herë të pestë, martohet Pamela Anderson!

29.01.2021 - 10:05

Pamela Anderson lidhi kurorën – për herë të pestë – dhe kësaj here ajo i tha “Pranoj” truprojës së saj.

Aktorja dhe Dan Hayhurst, u martuan në prag të Krishtlindjes në një ceremoni private në shtëpinë e Pamela-s në Vancouver, në Kanada.

Pamela thotë se ajo ra në dashuri me Dan gjatë izolimit nga koronavirusi, kur ata ishin së bashku 24/7.

Ceremonia, që u organizua në oborrin e një shtëpie që Pamela e bleu fillimisht për gjyshërit e saj, ishte shumë e vogël: pa shoqëruese nusesh, pa familje apo miq, thjesht një pastor lokal dhe një dëshmitar.

Kur martohesh gjatë një izolimi pandemie, është e vështirë të ftosh shumë njerëz. Pamela thotë se të dy familjet e tyre dhanë bekimet, ashtu si miqtë e tyre.