Ndryshimet në qeveri gjatë ditës së sotme në Kuvend janë kundërshtuar nga 6 deputetë të opozitës parlamentare.
Adriatik Alimadhi dhe Zef Shtjefni ishin për të katër dekretet kundër, kurse Alban Zeneli me Arlind Çarçanin ishin prezentë, por nuk votuan asnjë prej dekreteve.
Nga ana tjetër Kujtim Gjuzi ishte pro shkarkimit të Ramës si ministër i Jashtëm, dhe pro emërimit të Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes, por ishte abstenim si shkarkimit të Olta Xhaçkës nga ministre e Mbrojtjes si dhe emërimit të saj si ministre e Jashtme.
Korab Lita nga ana tjetër ishte kundër dy emërimeve të reja, Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme dhe Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes teksa votoi pro shkarkimit të Ramës e Xhaçkës.
Në këtë sesion parlamentar morën pjesë rreth 100 deputetë ndërkohë që mungonin Myslim Murrizi, Ilir Beqaj, Anastas Angjeli, Erion Braçe, Blendi Klosi, Lefter Koka, Halil Jakimi, Aurora Mara, Andi Përmeti, Erion Piciri, Artur Roshi, Suzana Topi, Fatmir Velaj, Almira Xhembulla, Rudina Hajdari, Elda Hoti, Ralf Gjoni, Gjetan Gjetani, Fatjona Dhimitri apo Artemis Dralo.