Nëse do e quanim si “njishi i freestyle-ve” nuk do e tepronim aspak. Disa muaj pasi bëri namin e pas disa projekteve muzikore, në dhjetor Don Xhoni u rikthye në studion e Meritonit sërish. Dhe sërish bëri namin.

Ky freestyle është bërë viral edhe në TikTok, muzika e të cilit po përdoret nga e gjithë bota për realizimin e videove me kërcimin karakteristikë për këtë këngë.

Sekuenca në profilin origjinal të postuar për herë të parë tashmë ka tejkaluar 3.5 milionë shikime dhe mbi 300,000 pëlqime. Sakaq, inserti është postuar nga më shumë se 31,000 profile teksa trendi vijon të jetë në rritje.