Pas dy humbjeve në përballjet e mëparshme të këtij sezoni, skuadra e San Antonio Spurs fitoi 118-109 ndaj Los Angeles Lakers. 6 lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë, me Aldridge që bëri diferencën në parket, duke realizuar 28 pikë.
Për Lakers, LeBron James dhe Anthony Davis realizuan 50 pikë së bashku, por të pambështetur si duhet nga skuadra. Pikërisht kjo humbje e kampionëve zbret Lakers në vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit.
Philadelphia është mundur 122-109 nga Brooklyn Nets, humbja e dytë sezonale. Ndeshje e mirë e Joe Harris, që realizoi 28 pikë për Nets, ndërkohë që Philadelphia, pavarësisht humbjes, mban ende kreun në Lindje.
Por më shumë se sa humbja, lajmi tjetër i keq ishte se Seth Curry, vëllai i Stephen Curry, doli pozitiv me Covid-19. Seth Curry i dëmtuar ishte në stol, ndërkohë që në fundin e periodës së parë erdhi lajmi se ka dalë pozitiv. Lojtari është larguar menjëherë nga stadiumi hyri në izolim.
Pas ndeshjes në izolim hyri e gjithë skuadra e Philadelphias, pasi Curry ishte gjatë gjithë kohës në kontakt me kolegët e tij. Kjo situatë ka krijuar mjaft polemika, pasi ai nuk duhej të ishte aty, deri në marrjen e përgjigjes së tamponit që kishte kryer para ndeshjes.