MENU
klinika

NBA

Lakers konsolidojnë pozitat në krye

06.01.2021 - 12:07

Ekipi i Los Angeles Lakers ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 94-92 ndaj Memphis jashtë fushe, suksesi i dytë radhazi ndaj kësaj skuadre brenda 48 orësh.

Një fitore e ardhur në sekondat e fundit, ku LeBron James dhe Davis realizuan nga 26 pikë secili dhe 21 rebound së bashku. Fiton edhe skuadra e San Antonio Spurs, që mundi 116-113 Clippers në fushën e këtij të fundit.

Befasoi Patty Mills, që realizoi 27 pikë, mbështetur edhe nga Murray me 21 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Leonard për vendasit. Brooklyn, falë 29 pikëve të Kyrie Irving, mundi 130-96 Utah Jazz, ndërsa Denver triumfoi 123-116 ndaj Minnesota, sfidë ku u dallua Nikola Jokic, me 35 pikë e 15 rebound.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN