MENU
klinika

NBA

Lakers marrin kreun, Curry udhëheq Warriors me 62 pikë

04.01.2021 - 10:08

Vijojnë me intensitet ndeshjet në NBA. Skuadra e Los Angeles Lakers vijon momentin e mirë, duke triumfuar 108-94 ndaj Memphis jashtë fushe.

Tjetër ndeshje e mirë e LeBron James, me 22 pikë e 13 rebound, lider për Lakers. Kjo fitore e ka ngjitur skuadrën kampione në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Mbrëmje magjike për Stephen Curry, që realizoi 62 pikë në fitoren 137-122 të Golden State Warriors ndaj Portland. Ky është një rekord personal për Curryn, në formë të jashtëzakonshme.

Fitojnë edhe Clippers, që mposhtën 112-107 Portland, sfidë ku u dallua Paul George me 39 pikë. Ndërsa Washington fitoi në sekondat e fundit 123-122 ndaj Brooklyn Nets (Beal 27 pikë e 10 rebound).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN