MENU
klinika

NBA

Lakers përforcojnë pozitat në krye, mposhten Warriors

13.01.2021 - 12:03

Los Angeles Lakers nuk ndalet në marshimin e tij në NBA, duke mundur 117-100 Houston Rockets jashtë fushe. Ky sukses konsolidon kampionët në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

6 lojtarë të Lakers realizuan mbi 10 pikë, me LeBron James që shënoi 26 pikë. Nga 12 ndeshje në total, vetëm skuadra e Lakers ka 3 humbje në të dy konferencat, të gjithë të tjerat 4 ose më shumë.

Humbet skuadra e Golden State, që u mund 104-95 nga Indiana. Turner me 22 pikë e 12 rebound ishte më i mirë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Wiggins për Warriors. Gjithsesi Golden State për momentin gjendet në zonë e Play-off.

Fiton skuadra e San Antonio Spurs, që falë 24 pikëve të Walker, mposhti 112-102 Oklahoma City Thunder. Ndeshje spektakolare ajo që nxori fitues Philadelphian ndaj Miami Heat me rezultatin 137-134, e vendosur në kohën shtesë, pasi sfida përfundoi në barazim 120-120.

Ndeshje magjike për Embiid, që reaziloi 45 pikë e 16 rebound. Ndërsa Brooklyn Nets mposhti 122-116 Denver Nuggets, me Kevin Durant që realizoi 34 pikë dhe dha 13 asiste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN