MENU
klinika

NBA

Lakers rimarrin kreun, Rockets fitojnë me 40 pikë diferencë

09.01.2021 - 12:27

NBA po dhuron surpriza thuajse çdo ditë. Edhe në ndeshjet e sotme ato nuk kanë munguar. Utah Jazz fitoi 131-118 në fushën e Milëaukee, ndeshje e dominuar nga miqtë. Mitchell ishte më i miri për miqtë, duke realizuar 32 pikë, ndërsa për Bucks nuk mjaftuan 35 pikët e Antetokounmpo.

Befason edhe ekipi i Golden State, që mundi 115-105 Clippers, duke korur suksesin e pestë sezonal. Leonard e George realizuan 49 pikë së bashku, por të pamjaftueshme, ndërsa për Warriors u dallua Curry me 38 pikë.

Rikthehen te fitorja ekipet e Houston Rockets dhe Los Angeles Lakers. Skuadra teksane mposhti thellë 130-90 Orlando, ndeshje ku të 13 lojtarët e Rockets realizuan në koshin kundërshtar (Wood 22 pikë e 15 rebound më i miri).

Ndërsa kalifornianët fituan në sekondat e fundit 116-115 ndaj Chicago, me Lebron që realizoi 28 pikë. Kjo fitore e kampionëve i ringjit sërish të parët në Konferencën e Perëndimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN