MENU
klinika

NBA

Lakers thyejnë sërish Spurs, “triple double” i James

02.01.2021 - 12:43

U luajtën 10 ndeshje në NBA. Los Angeles Lakers mori fitoren e dytë radhazi brenda 48 orëve ndaj San Antonio Spurs, këtë herë me shifrat 109-103. Davis me 34 pikë e 11 rebpound, ndërsa LeBron James e mbylli me një “triple double” (26 pikë, 11 rebound dhe 10 asist).

Pa probleme fiton skuadra e Milwaukee Bucks, që mundi 126-96 Chicago (Antetokounmpo 29 pikë e 12 rebound), ndërsa Dallas fitoi 93-83 ndaj Miami Heat (Doncic 27 pikë e 15 rebound më i miri në fushë).

Skuadra e Phoenix ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 106-103 ndaj Denver Nuggets, një përballje e fortë mes të dyja skuadrave. Ayton dhe Booker realizuan nga 22 pikë për Suns, që kori suksesin e pestë sezonal.

Në Lindje kryeson Atlanta Hawks, që mposhti në transfertë Brooklyn Nets 96-114. Me pikë të barabarta në krye ndodhet edhe Indiana Pacers, që një ditë parë shkatërroi 119-99 ekipin e Cleveland Cavaliers.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN