MENU
klinika

NBA

Lakers triumfojnë me 46 pikët e James dhe mban kreun

26.01.2021 - 12:35

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Kobe Bryant, LeBron James bëri një nga paraqitjet më të mira të karrierës së tij. Ylli i NBA realizoi plot 46 pikë në fitoren që Los Angeles Lakers mori ndaj Cleveland Cavaliers 115-108.

Këtë sukses ia dedikoi pikërisht Kobe Bryant, që humbi jetën një vit më parë në një aksident ajror. Me këtë fitore skuadra e Lakers rimori kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Në Lindje, spikati humbja e Philadelphia-s, që u mposht 119-104 nga Detroit Pistons. Pavarësisht humbjes, Philadelphia qëndron në krye të Konferencës së Lindjes.

Fiton ekipi i Brooklyn Nets, që mundi 98-85 Miami Heat. 6 lojtarë të Nets, përfshi titullarët, realizuan mbi 10 pikë, me Harden e Durant që shënuan nga 20 pikë secili.

Ekipi i Golden State, falë 36 pikëve të Stephen Curry, triumfoi 130-108 ndaj Minnesota-s, ndërsa Oklahoma City Thunder mposhti 125-122 Portland Blazzers jashtë fushe, ndeshje ku u dalluan Shai me 24 pikë e Muscala me 23.

Për t’u theksuar se dy ndeshje të kësaj dite nuk u zhvilluan si pasojë e pandemisë. Megjithatë, NBA nuk ka ndërmend të ndalet, duke vijuar me protokollin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN