MENU
klinika

Bundesliga, java 15

Leverkusen nuk përfiton, Schalke fiton pas 30 ndeshjesh

09.01.2021 - 17:27

Pas humbjes së mbrëmshme të Bayern Munchen, nuk ka përfituar Bayer Leverkusen, që është ndalur 1-1 në shtëpi me Werder Bremen. Madje “Aspirinat” kanë shmangur humbjen. Tri ndeshje pa fitore, Leverkusen humb terren me kreun.

Më në fund, pas 30 ndeshjesh radhazi në të gjitha kompeticionet, është rikthyer te fitorja Schalke, duke fituar bindshëm 4-0 ndaj Hoffenheim. Një sukses që bën Schalken të lë vendin e fundit dhe të shpresojë te mbijetesa.

Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate: Freiburg-Koln 5-0, Mainz-Frankfurt 0-2 dhe Union Berlin-Wolfsburg 2-2. Në orën 18:30 luhet sfida Dortmund-Leipzig.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN