MENU
klinika

SHBA porosi KQZ-së dhe thirrje partive

Lista e zezë/ “Kandidatët për zgjedhjet të jenë të pastër”

15.01.2021 - 19:46

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi ditën e sotme një takim me kryetarin dhe n/ kryetarin e KQZ-së me fokus zgjedhjet e 25 Prillit. Kim kishte 2 porosi, e para për KQZ-në që të vijohet puna për identifikimin biometrik dhe e dyta ishte një tjetër rikujtesë për partitë që kandidatët për zgjedhjet të jenë të pastër, pa probleme me ligjin.

Pavarësisht ndryshimit të pushtetit në SHBA, një gjë nuk lëviz, “lista e zezë” për personat “non gratta” që ka shpallur qeveria amerikane. “Këto përcaktime mbeten në fuqi” tha ambasadorja.

“Teksa edhe 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare shqiptare më 25 Prill, Ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi dhe Zëvendës Kryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ajo nënvizoi nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrën efikase identifikimit biometrik dhe masa të tjerë të nevojshme.

Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar Kryetarëve të Partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar. Ajo nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër. Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor.

Këto përcaktime mbeten në fuqi. Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave. Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë” shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga pastërtia e kandidatëve te parandalimi i blerjes së votave

Ambasadorja Yuri Kim ka një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit