MENU
klinika

FA Cup

Liverpool largon krizën, gjen 4 gola në transfertë

08.01.2021 - 22:47

Kampionët larguan krizën sonte me 4 gola të shënuar në transfertë. Liverpool nuk ka falur Aston Villan në Kupë, duke fituar me rezultatin 1-4. Ekipi i Kloppit bëri detyrën ndaj të rinjve të Villas, pasi skuadra vendase ka 14 lojtarë me COVID-19.

Ata donin të shtynin ndeshjen, por federata angleze nuk pranoi. Sfida nisi mirë për miqtë që dërguan topin në rrjetë me Sadio Mane në minutën e 4′. Senegalezi dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë për 0-1.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në barazim, pasi gjetën forcë të dërgonin topin në rrjetë në minutën e 41′ për 1-1. Goli i dytë u shënua nga Ëijnaldum, ndërsa më pas nisi “shoë” i Xherdan Shaqirit që asistoi për Mane dhe Salah, duke çuar shifrat në 1-4. Liverpooli rikthehet te fitorja dhe kalon në turin tjetër.