MENU
klinika

Carabao Cup

Manchester City fiton derbin dhe kalon në finale

06.01.2021 - 22:57

Manchester City ka mposhtur 2-0 Manchester United në gjysmëfinalen e Carabao Cup dhe është kualifikuar në finale. Ndeshja e luajtur në “Old Trafford” është vendosur në pjesën e dytë.

Qytetarët e kanë zhbllokuar sfidën në minutën e 50-të me John Stones dhe e kanë mbyllur atë me Fernandinho-n në të 83-ën. Braziliani (35 vjeç e 247 ditë) është golashënuesi më i vjetër i City-t në këtë kompeticion pas Frank Lampard (36 vjeç e 96 ditë) kundër Sheffield ëednesday në shtatorin e 2014-ës.

Skuadra e Pep Guardiola do të përballet në finale me Tottenham-in e Jose Mourinho-s. Finalja mendohet të luhet më 28 shkurt, ndërsa data tjetër e mundshme është me 25 prill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN