MENU
klinika

COVID-19

Maqedonia e Veriut hyri në vitin e ri me 19 mijë raste aktive!

01.01.2021 - 12:03

Maqedonia e Veriut hyri në vitin e ri me 19.379 raste aktive me coronavirus. Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 536 raste të reja nga 1.662 testime, kanë humbur jetën 15 pacientë të tjerë dhe janë shëruar 741 pacientë.

Në repartet infektive në Shkup dhe nëpër spitalet e vendit, deri dje, po trajtohen dhe shërohen 871 pacientë dhe ka rreth 450 shtretër të lirë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, më së shumti raste aktive ka në Shkup me 11.333, dhe më pas vjen Tetova me 847, Strumica me 604, Kavadari, Ohri, Manastiri, Prilepi, Kumanova me rreth 500 infektime, ndërsa në Kratovë ka më pak raste aktive, përkatësisht 17 raste aktive.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje të respektohen masat dhe protokollet duke thënë se me vaksinën që jep shpresë për gjithë njerëzimin, për çdo ditë jemi më afër për ta përfunduar epideminë.

Vaksinat e parë në Maqedoninë e Veriut duhet të arrijnë në shkurt, ndërsa vaksinat tjera pritet të arrijnë në mars dhe gjatë muajit prill.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 83.329, ku prej tyre 61.447 janë shëruar dhe 2.503 kanë humbur jetën./Telegrafi/