MENU
klinika

NBA

Marshojnë Jazz e Clippers, Nets u marrin vendin Bucks

30.01.2021 - 12:59

Spektakli vijon në ndeshjet e NBA. Kryesuesit e Utah Jazz në Konferencën e Perëndimit nuk njohin ndalesa, duke fituar për të 11-n ndeshje radhazi, e fundit 120-101 në shtëpi ndaj Dallas Mavericks. Plot 32 pikë për Bogdanovic të Jazz, duke lënë në hije Doncic me 25 pikë.

Fiton edhe Los Angeles Clippers, madje bindshëm në fushë e Orlando Magic, 116-90. Mjafton të shohim diferencën prej 26 pikësh për të kuptuar dominimin e kalifornianëve, që mbrojnë vendin e dytë pas Jazz dhe lënë poshtë kampionët e Lakers.

Në Lindje, vijon paraqitjet e mira Philadelphia, që triumfoi bindshëm në transfertë 118-94 ndaj Minnesotas. Embiid lider në parket me 37 pikë e 11 rebound. Ky sukses mban Philadelphian në vendin e parë.

Në vendin e dytë në këtë konferencë ngjitet Brooklyn Nets, që falë dyshes Irving-Harden (50 pikë) dhe grupit, realizoi plot 147 pikë, kundrejt 125 të Oklahoma City Thunder, që mposhtet në shtëpi.

Nets parakaluan në renditje Bucks, që humbën ndaj New Orleans Pelicans 131-16. Giannis Antetekounmpo realizoi plot 38 pikë për Bucks, por të pamjaftueshme për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij, që tashmë zbret në vendin e tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN