MENU
klinika

Publikojnë fotot nga ceremonia zyrtare

Martohen Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

02.01.2021 - 11:06

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë kurorëzuar lidhjen me martesë.

Lajmin e ka dhënë vetë aktorja në rrjetet sociale, ku ka publikuar dy foto nga ceremonia zyrtare që kanë bërë me praninë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

“Marku dhe unë, me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark (Shihemi në dasmë)”, -ka shkruar Rudina përkrah fotove ku shfaqet me kostum të bardhë.

Me siguri do të kemi një dasmë kur situata të jetë rikthyer në normalitet.

Marku dhe Rudina e bënë lidhjen publike në janar të vitit të kaluar. Ndërsa në shtator, ai i bëri propozimin e ëndrrave në vendin e balonave, në Kapadokia të Turqisë.