MENU
klinika

Tenis

Masa të ashpra në Australian Open, deri burg

11.01.2021 - 16:10

Pjesëmarrësit në turneun e parë tenistik të vitit, Australian Open, do të përballen me një sërë masash shtrënguese të përpiluara për shkak të kufizimit të përhapjes së virusit Covid-19.

Përpos kohës së udhëtimit, që i duhet ta bëjnë përpara 15 ose 16 janarit, për të pasur kohë mjaftueshëm për të kaluar karantinimin 14 ditor në Melbourne, tenistët do të përballen edhe me të tjera masa. Për ata që nuk do të zbatojnë këtë protokoll, do ta anashkalojnë apo thyejnë atë, do të ketë masa të ashpra ndëshkimore.

Lajmin e kanë konfirmuar organizatorët e turneut, që kanë pranuar se konkurrentët mund të ndëshkohen me gjoba deri në 20 mijë dollarë. Do të ketë edhe skualifikim nga turneu apo humbje të premios për tenistët. Por dënimet nuk ndalen këtu.

australian open

Karantina e detyrueshme kur tenistët të vijnë në Melbourne mund të përsëritet në rast se do të ketë probleme gjatë turneut. Do të ketë edhe izolime në hotel deri në arrestime e përjashtime urgjente nga Australia në rast se do të ketë shkelje të rënda. Turneu australian do të nisë më 8 shkurt.