MENU
klinika

Nuk është më ora 20:30

Masat anti-Covid/ Nga nesër ndryshon orari për kufizimin e lëvizjeve!

04.01.2021 - 08:00

Nga dita e nesërme, në vendin tonë do të rikthehet orari i kufizimeve nga ora 22:30 deri në orën 6 të mëngjesit. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.

Sipas Komitetit të Ekspertëve, të njëjtës fashë orare i nënshtrohen edhe aktivitetet e bareve, e restoranteve.

Ndërkohë në prag të festave të fundvitit, Komiteti e shkurtoi orarin e lëvizjeve duke bërë që qytetarët të mos lëvizinin nga ora 20:30 deri në orën 6, por nga neser ky orar zgjatet deri në 22:30. Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme përtej këtij orari duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Gjithashtu, Komiteti i Ekspertëve vendosi pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar si dhe masën e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Denaj: Viti i ardhshëm, sfida e vërtetë

“Masat lehtësuese zbutën ndikimin negativ të Covid 19”

Çfarë paralajmëruan zyrtarët amerikanë më 2018-ën?

“Po bëhen studime të rrezikshme në laboratorin e Wuhanit”