MENU
klinika

Mesazhet e politikës shqiptare

Meta i pari që uron Biden: Jemi krah SHBA-së

20.01.2021 - 18:27

Nuk kanë munguar mesazhet e urimit nga politika shqiptare për Joe Biden, i cili ka marrë sot zyrtarisht detyrën si president i SHBA-së.

Presidenti Ilir Meta e ka uruar i pari Joe Biden për detyrën e marrë.

“Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.

Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale”, shkruan Meta.

Një mesazh urimi për zgjedhjen e presidentit të SHBA-së, Joe Biden ka bërë dhe ministrja e Jashtmne, Olta Xhaçka.

“Urime president Joe Biden dhe Kamala Harris! Sytë e gjithë botës janë mbi ju”, shkruan Xhaçka.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i përcjell një mesazh urimi Presidentit të ri të SHBA, Joe Biden.

Basha shkruan në mesazhin e tij se pret që të punojë me Presidentin Biden për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri.

“Urime Presidentit Joe Biden dhe zëvendës Presidentes Kamala Harris. Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Basha.