MENU
klinika

Kupa e Italisë

Milan kalon turin vetëm përmes penalltive

12.01.2021 - 23:43

Milan ka vuajtur jo pak në ndeshjen e Kupës së Italisë, ku ka arritur të kualifikohet në turin tjetër ndaj Torinos me penallti. 90 minutat e ndeshjes u mbyllën me rezultatin 0-0, po ashtu dhe minutat shtesë, por nga pika e bardhë djemtë e Piolit ishin më të saktë dhe fituan me rezultatin 5-4.

“Djalli” i kishte të gjitha mundësitë që të gjente golin e avantazhit, por gabuan para portës. Zlatan Ibrahimovic luajti 45 minuta, por doli menjëherë pas pjesës së parë.

Pioli aktivizoi të gjithë lojtarët e tij më të mirë, pasi synoi kalimin në turin tjetër. Sfida kaloi në shtesë, por edhe në 30 minuta të tjera nuk u shënua. Një shtesë që Pioli nuk e donte, pasi sjell lodhje për kampionat.

Penalltitë panë një Milan më të saktë, pasi të 5 lojtarët e përzgjedhur për të gjuajtur shënuan. Skuadra e Torinos merr disfatën e dytë në pak ditë me kuqezinjtë. Rincon humbi penalltinë vendimtare të ndeshjes. Ishte portieri i Milanit, Tatarusanu që ndali goditjen e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


De Laurentiis donte në fund të sezonit

Nuk shtyhet Superkupa, Juve-Napoli më 20 janar