MENU
klinika

Serie A, Java 16

Milan mposhtet pas afro 1 viti, Juve sulmon kreun

06.01.2021 - 22:41

Nuk mposhtej në kampionat që nga 8 marsi i vitit të kaluar, duke qenë një nga skuadrat më të forta në 5 ligat kryesore, por Milan sonte u thye. Kuqezinjtë thyen në shtëpi 1-3 nga kampionët e Juventus.

Juventusi e nisi fort në “San Siro” ndaj Milanit dhe pasi godet shtyllën, Federico Chiesa realizon pastaj me aksionin spektakolar dhe asistin me thembër nga Dybala.

Milani ka barazuar rreth fundit të pjesës së parë dhe i përgjigjet me Davide Calabria. Gol i bukur nga mbrojtësi i eksperimentuar si mesfushor qendre sot në sajë të mungesave. Por, asist i bukur edhe nga Rafa Leao. Sakaq, ka pasur protesta bardhezi pasi Calhanoglu shtyu Rabiot duke fituar topin, por arbitri e gjykoi trup më trup.

Në pjesën e dytë, Chiesa realizon edhe golin e dytë ndaj Milanit, dopieta e parë bardhezi. Një goditje e bukur në hyrje të zonës që nuk i lë shpëtim Donnarumma-s. Juventusi rikthehet në avantazh.

Në 76’ vjen goli i nokautit, bardhezinjtë shënojnë të tretin. Është McKennie që con shifrat në 1-3. Juventus mbron fitoren deri në fund, duke u ngjitur në vendin e katërt, 6 pikë larg kreut që mbahet nga Milan, por me një ndeshje më pak (me Napolin në shtëpi).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN