Nga ky muaj, pagat për mjekët dhe infermierët do të rriten me 40%. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se rritja e pagave me 40% përbën një rritje historike dhe të merituar për sakrificën e përditshme në mbrojtje të jetës.
“Nga ky muaj rriten me 40% pagat për mjekët dhe infermierët, një rritje historike dhe e merituar për sakrificën e përditshme në mbrojtje të jetës”, thotë ministrja.
Rritja e pagave nga muaji janar për sektorin e shëndetësisë do të jetë 40% mbi pagën e funksionit për mjekët, infermierët, laborantët e shërbimeve parësore e dytësore të shëndetit publik.
Në sistemin shëndetësor do të përfitojnë 18,415 punonjës, nga të cilët 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë, ndërsa në sistemin e arsimit parauniversitar do të përfitojnë 35,883 punonjës.