MENU
klinika

Formula 1

Mori titullin “Sir”, por nga sot Hamilton është i “papunë”

01.01.2021 - 12:55

Në pritje të rinovimit të kontratës së tij me Mercedes për një sezon të tetë në timonin e Mercedes, Lewis Hamilton titullohet “Kalorës” i vendit të tij, një kurorëzim i denjë të një sezoni që solli titullin e shtatë kampion Bote për mjeshtrin e padiskutueshëm të Formula 1.

Ky nuk është nderi i parë për Sir Leëis Hamilton është dhënë. Në fund të 2008-s ai fitoi titullin e tij të parë: Anëtar i Perandorisë Britanike, që është njohja “më pak prestigjioze”. Ndërsa së fundmi ai është “Sir”.

Por nga sot, për herë të parë që nga viti 2013, Lewis Hamilton nuk është më pilot i Mercedes. Kontrata e pilotit britanik, 7 herë kampion bote në Formula 1 ka skaduar më 31 dhjetor.

Ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen edhe pse disa herë është përfolur se palët do ta rinovojnë atë. Mediat konfirmojnë se palët nuk po gjejnë ende një emërues të përbashkët, pasi piloti britanik kërkon një kontratë 4-vjeçare, ku të paguhet 50 milionë dollarë në vit.

Ndërsa Mercedes i ofron një kontratë 1+1, pra për vitin 2021 me të drejtë rinovimi për vitin 2022, kur dhe hyjnë në fuqi rregullat e reja. Nisur nga indikacionet, rinovimi duhet të vijë brenda këtyre 2-3 ditëve.