Moska është acaruar me Tiranën zyrtare, pas shpalljes prej kësaj të fundit të një diplomati rus si person “non grata”, i cili duhet të lerë Shqipërinë pasi ka shkelur rregullisht masat anti-COVID.
Sipas një reagimi të Ambasadës ruse, jo vetëm që ka të pavërteta në këtë pretendim, por dhe nxjerrja emrit të diplomatit është një shkelje e rëndë diplomatike.
“Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të dhëna në këto dokumente.
Ne gjithashtu vërejmë se shënimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit tonë bie në kundërshtim të ashpër me praktikën ndërkombëtare diplomatike.
Ministria e Jashtme ruse është njoftuar”, thuhet në një deklaratë të ambasadës ruse për median e Moskës.
Kujtojmë se qeveria “Rama” ka mbajtur raporte të ftohta me Moskën dhe e vetmja vizitë e shefit të qeverisë në kryeqytetin rus ka qenë ajo e një viti më parë si kreu i OSBE-së, për të diskutuar uljen e tensioneve me Ukraninën për çështjen e Krimesë.