MENU
klinika

"Ato duhet të frymëzojnë, por jo të vidhen"

‘Mr Bean’ akuzon serialin ‘Friends’ për vjedhjen e skenës së famshme

12.01.2021 - 11:29

Aktori Rowan Atkinson, i njohur si ‘Mr. Bean’, është një ndër personazhet më të dashur për publikun në mbarë botën.

Me rastin e 30-vjetorit të këtij roli, Atkinson ka rrëfyer gjëra që nuk i kishte thënë më herët për publikun.

Ndër të tjera, aktori ka akuzuar serialin e famshëm të viteve 90′, ‘Friends’, për vjedhjen e skenës me gjelin e detit.

Kjo skenë është luajtur në vitin 1992 tek ‘Mr Bean’, ndërsa tek ‘Friends’ në vitin 1997.

“Nuk mund të vidhen shakatë. Ato duhet të frymëzojnë, por jo të vidhen”– është shprehur Atkinson.

Së fundmi, aktori ka trishtuar fansat pasi ka treguar se nuk i ka pëlqyer të luajë rolin e “Mr Bean”, duke lënë të kuptohet se në të ardhmen nuk do ta shohim më në rolin e famshëm të “Mr Bean”.

 “Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj. “Duke bërë një serial televiziv të animuar, tani jemi në prag të krijimit të një filmi të animuar për Mr Bean, është më e lehtë për mua të interpretoj karakterin me zë sesa vizualisht”- ka thënë aktori.