MENU
klinika

Ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”! Mesazhi i vajzës

Ndërron jetë piktori Mustafa Arapi

21.01.2021 - 08:32

Piktori Mustafa Arapi ka ndërruar jetë në moshën 70-vjecare, si pasojë e COVID-19. Artisti nuk e fitoi dot betejën me virusin pasi ishte shtruar prej ditësh në spital.

Lajmi u bë i ditur nga vajza e tij, Dorina e Arapi e cila në një status në Facebook thotë se piktori ka vdekur në mesnatë.

Mustafa Arapi ishte shtruar tek spitali COVID-2, ndërsa disa ditë më parë vajza e tij i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres Manastirliu që institucionet t’i kushtonin vëmendje babai të saj si një personalitet i lartë në kulturën shqiptare.

Statusi i Dorina Arapit

Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta

Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua.

Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë!

Të duam përjetësisht!

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!