MENU
klinika

COVID-19

Në këtë shtet, gjendja e jashtëzakonshme zgjatet për herë të 15-të

21.01.2021 - 20:45

Parlamenti i Egjiptit miratoi vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në mbarë vendin edhe për 3 muaj.

Kryetari i Parlamentit egjiptian, Hanafi Jabali në fjalimin e mbajtur në seancën e përgjithshme tha se “Vendimi i presidentit të vendit, Abdel Fattah al-Sisi për zgjatjen edhe për 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme u pranua në parlament me shumicën dy të tretat.”

Më tej u njoftua se zbatimi i gjendjes së jashtëzakonshme që zgjatet për herë të 15-të në vend do të hyjë në fuqi që nga 24 janari 2021. Në sulmet me bombë të kryera në prill 2017 dhe të cilat u morën përsipër nga organizata terroriste DEASH në qytetet Aleksandria dhe Tanta të Egjiptit humbën jetën 45 persona ndërsa 125 të tjerë u plagosën.

Pas sulmeve në fjalë presidenti Sisi njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në një periudhë 3 mujore.