MENU
klinika

Në qendër të vëmendjes për Botox-in

The Weeknd thyen një rekord!

12.01.2021 - 11:42

Ka qenë gjithë javës në qendër të vëmendjes pas transformimit të tij në këngëhn e fundit, por sot ka një lajm shumë të bukur që e vendos The Weeknd në krye të mediave rozë per shkak se ka thyer një rekord.

Artisti shumë i njohur kanadez, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, ka ditur gjithnjë si të bëjë muzikë të bukur, dhe kënga e tij “Blinding lights” është padyshim një nga më të mirat në karrierën e tij.

Së fundmi ai ka hyrë në historinë e  platformës digjitale Spotify me këtë këngë, e cila ka qëndruar në top 10 për një vit të plotë. Lajmin e bukur e ka shpërndarë edhe artisti i mirënjohur në Instastoryn e tij.

The Weeknd i habiti të gjithë me transformimin e fundit në këngën “Save your tears”. Këngëtari i famshëm i shokoi të gjithë me pamjen e tij në videoklip, duke u shfaqur me proteza të dizajnuara për ta bërë atë të dukej sikur fytyra e tij kishte pësuar një operacion radikal plastik, duke përfshirë fillers rreth faqeve dhe buzëve të tij.

Fansat nisën të aludonin se kjo këngë ishte një dedikim për ish të dashurën, Selena Gomez, pasi edhe modelja që The Weeknd ka zgjedhur për videoklipin ka ngjashmëri shumë të madhe me këngëtaren. Mirëpo publiku u nda në opinione të ndryshme, pasi kishte dhe nga ata që thoshin se kënga është një thumb drejtuar Bella Hadid.

Ata shpreheshin se The Weeknd ka vendosur proteza për t’u dukur si Bella dhe për ta ironizuar për operacionet plastike. Modelja është përfolur shumë herë se ka kryer ndërhyrje estetike, por ajo e ka mohuar gjithmonë. Madje fansat bashkuan foto të tij dhe të modeles për të vënë më në dukje faktin se The Weeknd bëri këto ndryshime për t’ju përafruar pamjes së modeles.

Mirëpo, pas pamjes së videoklipit The Weeknd i është rikthyer normalitetit dhe fytyrës së tij të vërtetë.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar videon promovuese të performancës së tij në ‘Super Bowl LV’, ku u shfaq me pamjen natyrale duke qetësuar mijëra fansa që menduan se ndryshimi i tij ishte i vërtetë.