MENU
klinika

Formula 1

Në vend të 6-të, por Ferrari fitoi më shumë se të gjithë

06.01.2021 - 12:54

Botërori i vitit të kaluar në Formula 1 ishte mjaft zhgënjyes për Ferrarin, që e mbylli kampionatin për konstruktorë në vendin e gjashtë. Pavarësisht kësaj, makina italiane do të marrë më shumë të ardhura nga Formula 1 se makinat e tjera për vitin 2021.

Kjo, për shkak të një bonusi shtesë që “kokëkuqja” merr si pasojë e faktit që konkurron në Formula 1 që prej debutimit të këtij sporti. Shifra e këtij bonusi varet nga sasia e dollarëve që Formula 1 do t’u shpërndajë të gjitha skuadrave.

Falë këtij bonusi prej 50 milionë dollarësh, që e merr vetëm Ferrari, makina italiane do të arkëtojë për vitin 2021 plot 150 milionë dollarë. Ndërsa Mercedes, që u shpall kampion, do të arkëtojë 145 milionë dollarë. Në vendin e tretë është Red bull me 132 milionë dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN