MENU
klinika

Edhe nëse Prishtina i ndalon

Vuçiç: Do e gjejmë mënyrën për t’i futur vaksinat në Kosovë

19.01.2021 - 11:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se ekziston një plan për vaksinimin e serbëve në Kosovë, dhe shtoi se Serbia është e gatshme të ndajë vaksina edhe për popullatën shqiptare, raporton Tanjug.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ekziston një plan i vaksinimit për serbët në Kosovë, Vuçiç tha se shteti po kërkon një “mënyrë hibride” për këtë, që do të thotë se një pjesë e qytetarëve do të vaksinohen në veri të Kosovës, një pjesë në komunën e Rashkës, një pjesë në Vranje dhe Bujanovc, por që ende nuk është gjetur një mënyrë ku qytetarët nga Kosova qendrore do të vaksinoheshin.

“Në çdo rast, një pjesë e veçantë e Ekipit Operacional për Vaksinimin së bashku me Zyrën për Kosovë dhe Metohi do të kujdesen për njerëzit tanë”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia gjithmonë do të gjejë një mënyrë për ta ndihmuar popullin e saj në Kosovë, duke shtuar se kjo “nuk është e lehtë për shkak të politikës që po ndjek Prishtina”.

Sipas Vuçiç, ndihma që marrin serbët nga vendi i tyre nuk rrezikon askënd, por është pjesë e “çelësit kombëtar”. “Pasi Kosova është një shtet i pavarur për ta, kështu që është pjesë e Serbisë për ne, ne e bëjmë veçanërisht për shkak të kujdesit për popullin serb që jeton atje dhe që e perceptojnë Kosovën si territorin e tyre”, deklaroi Vuçiç.

I pyetur nëse ai pret që të ketë probleme me shpërndarjen e vaksinave, duke pasur parasysh përvojën e mëparshme kur në Prishtinë paralajmëruan të marrin masa për hyrjen e këtyre vaksinave ilegalisht në Kosovë, Vuçiç u përgjigj shkurtimisht se “politika është një mrekulli” dhe shtoi se “Serbia do ta gjente një mënyrë”.

Ai theksoi se Serbia do ta gjejë një mënyrë për të ndihmuar njerëzit e saj, ashtu si arriti të “mbushë dyqanet me mallra” gjatë taksës 100%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!