MENU
klinika

Merkato

Nga sot, Messi mund të negociojë me çdo klub

01.01.2021 - 15:57

Duke nisur nga dita e sotme, Lionel Mesi është i lirë të negociojë me cilindo klub që dëshiron për të vazhduar karrierën e tij në sezonin e ardhshëm. Futbollisti argjentinas ka nisur sot zyrtarisht gjashtë muajt e fundit të kontratës e kësisoj, mund të nisë bisedimet pa pengesa.

Mendohet se ky është viti i fundit i karrierës së Messit te Barcelona, pasi ai tentoi që në verë të largohej nga katalanasit. Ndaj e përditshmja “Marca”, në edicionin e saj special për 1 janarin, i ka kushtuar faqen e parë pikërisht transferimit të mundshëm të Messit.

Manchester City dhe PSG janë dy klubet e interesuara për lojtarin dhe të vetmet që duket se kanë kapacitetet financiare për të përballuar një lëvizje të tillë. Messi ka deklaruar pak ditë më parë në një intervistë se do të dëshironte të provonte të luante e jetonte në SHBA.