Niko Peleshi ka marrë sot detyrën e Ministrit të Mbrojtjes.
Në fjalën e tij, Peleshi garantoi aleatët se Shqipëria nuk do të jetë vetëm faktor stabiliteti.
Peleshi theksoi se një rëndësi të vecantë do t’i kushtojë edhe edukimit të Forcave të Armatosura.
Ai tha se baza e Kuçovës është një ngjarje me rëndësi të veçantë, që do të kërkojë angazhim maksimal. Për bazën e Pashalimanit, Peleshi tha se ka filluar dialogu me NATO-n.
“Viti i fundit ka qenë shumë i vështirë, por gjatë këtij viti sprove ju keni treguar që Forcat e Armatosura kanë një profesionalizëm të admirueshëm, të denjë për një vend anëtar të NATO-s.
Sot përulem para ushtarakëve që dhanë jetën në krye të detyrës në misionet paqeruajtëse.
Jemi përkrah aleatëve, vecanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dua t’i garantoj aleatet tanë që Shqipëria do të jetë jo thjesht faktor stabiliteti, por edhe eksportues kudo ku NATO dhe OKB do të kenë nevojë për angazhimin tonë.
Edukimi i FA duhet të marrë një vëmendje të veçantë. Angazhohem të jap mbështetjen time rritjes së akademisë
Baza e Kuçovës është një ngjarje me rëndësi të veçantë, por edhe sidë që do të kërkojë angazhim maksimal.
Ka filluar dialogu me NATO-n, për bazën e Pashalimanit. Le të bashkojmë forcat dhe të frymëzohemi nga e ardhmja”, tha Peleshi.