MENU
klinika

Mbulon 6 rajone italiane

Nis dhënia e pasaportave në konsullatën shqiptare në Bari

15.01.2021 - 19:34

Në Konsullatën Përgjithshme Shqiptare në Bari të Italisë, ka nisur sot shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të emigrantëve shqiptarë atje.

Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari, Gentiana Mburimi shpjegon se ky shërbim do të ofrohet për të gjithë qytetarët rezidentë në Rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrisë, Sicilisë dhe Sardenjës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, morën pjesë Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.