MENU
klinika

Çfarë parashikohet?

Nis zbatimi i projektit të spitalit rajonal Fier

28.01.2021 - 13:46

Kompania turke YDA  ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, nga kjo kompani ka siguruar fotot e projektit të këtij spitali, dhuratë e qeverisë turke për Shqipërinë.

Projekti parashikon shtrirjen  e spitalit në një hapësirë prej  50000 m2. Inxhinierët turq thonë se hapësira e dedikuar godinës të spitalit do të jetë  130.000 m2.

Siç edhe shihet nga këto foto ndërtesa në projekt do të jetë 1 dhe dy kate. Spitali rajonal i Fierit sipas projektit do të quhet Memorial dhe do të ketë 150 shtretër. Afati i ndërtimit nga kompania YDA do të jetë tre muaj.

Fillimisht ky spital rajonal do të menaxhohet nga një ekip mjekësh turq të cilët do të instruktojnë mjekët shqiptarë për të vijuar menaxhimin sipas standardeve më fundit që zbarohen në Turqi.

Javën e shkuar nisi puna për furnizimin e kantierit me energji elektrike dhe ujë.

Një javë më pas kjo është pamja që ka marrë toka e dedikuar për ndërtimin e këtij spitali në Daullas pak kilometra në dalje të Fierit.

Krahas inxhinierëve zbatues që kanë ardhur nga Turqia, ky projekt ka ngjallur edhe interesin e banorëve lokal të Fierit që e konsiderojnë si një mundësi të mirë punësimi.

Drejtoria e shpronësimeve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, në një kohë rekord përmbylli të gjithë procesin e shpronësimit të pronareve të tokës ku po ndërtohet ky spital.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Banorët e truallit dhe ‘Ligjet’ japin ‘OK’

Gati të nisë ndërtimi i Spitalit të Fierit me sipërfaqe 50 mijë m2


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier