MENU
klinika

"Të jeni gati çdo sekondë për të luftuar"

Presidenti kinez urdhër ushtrisë: Mos kini frikë nga vdekja

05.01.2021 - 17:38

Lideri kinez Xi Jinping ka urdhëruar ushtrinë që të rrisë trajnimet në vitin 2021 dhe të përdorë më shumë pajisje të teknologjisë së lartë në ushtrime. Ky vendim vjen pas problemeve të shkaktuara me Indinë dhe Tajvanin vitin e kaluar.

Xi ka urdhëruar Ushtrinë Çlirimtare të Popullit që të qëndrojnë në gatishmëri dhe të jetë gati për “të vepruar në çdo sekondë”.

“Komandantët dhe ushtarët duhet që të kenë shpirtin e luftimit pa frikën e vështirësive apo frikën e vdekjes”, lexohej në urdhrin. Ky vit në fakt shënon 100-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste në Kinë.

Xi ka urdhëruar që të rriten trajnimet për frontin e luftës.

Presidenti kinez urdhëroi gjithashtu që të përdoren simulime kompjuterike për të eksploruar sa më shumë mënyra si të shtohen metodat teknologjike në operacione.

Kina ka pasur tensione në rritje me fqinjët e saj vitin e kaluar, Indinë dhe Tajvanin. Me Indinë situata është më e tensionuar pavarësisht se të dyja palët janë shprehur të gatshme për bashkëpunim.