MENU
klinika

Ministri Çuçi flet për gjobën në këto raste

Nuk e keni deklaruar ende ndryshimin e vendbanimit?

28.01.2021 - 09:53

Nuk ka më gjobë për kalimin e afatit 30 ditor të deklarimit të ndryshimit të vendbanimit. Lajmin e bëri me dije sot ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili i bëri thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga kjo lehtësi dhe të bëjnë deklarimet e ndryshimit të vendbanimit.

E paqartë mbetet se kur do të kthehet në fuqi gjoba për mosdeklarimin në zyrat e gjendjes civile.

“Kemi vendosur ta heqim për një kohë të caktuar, që ti lëmë hapësirë njeëzve që pa i ngarkuar financiarisht, pa gjobë ta bëjnë ndryshimin e vendbanimit.

Dua i bëj thirrje gjithë shqiptarëve që tani nuk aplikohet gjobë nëse ka kaluar afati 30 ditor i deklarimit të ndryshimit të vendbanimit. Të përfitojnë nga kjo lehtësi ta bëjnë sa më shpejt këtë deklarim, mund të shkoni në zyrat e gjendjes civile ta bëni këtë ndryshim pa u penalizuar”, tha ministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Soreca tregon ç'do ndodhë pas Janarit

15 mln euro nga BE ishin vetëm hapi i parë