MENU
klinika

Shëndeti vjen i pari...

Nuk është shfaqur në ekran, Isli zbulon arsyen e mungesës

11.01.2021 - 11:08

Moderatori Isli Islami ka dy ditë që nuk është i pranishëm në emisionin që drejton çdo mëngjes me Ori Nebijaj, “Wake Up”. Të premten e javës që lamë pas vendin e tij e zuri Rosela Gjylbegu si bashkë prezantuese me Orin.

Mirëpo Isli ka zbuluar ditën e sotme se ka pasur një arsye shumë të fortë pas mungesës së tij në ekran.

Moderatori ka zbuluar se është infektuar me Covid-19 dhe se i duhet të qëndrojë i izoluar për disa ditë. Gjatë një lidhje live nga shtëpia e tij, Isli tregoi se përveç tij është infektuar edhe ëma, me të cilën jeton në një shtëpi. Isli tregoi se simptomat e para të koronavirusit ishin humbja e shijes dhe mungesa e fuqisë, aq sa nuk mund të lëvizte nga njëra dhomë e shtëpisë në tjetrën.

Ai tha se bashkë me nënën bënë tamponin dhe rezultuan pozitivë dhe se tani po ndjekin protokollin e Covid-19 të dy.

Kujtojmë se përveç Islit dhe shumë personazhe të tjerë të njohur shqiptarë janë prekur nga koronavirusi. Ndër ta mund të përmendim: Florian Binaj, Eneda Tarifën, Monika Lubonjën, Thomas Strakoshën, Agron Llakajn, Mariana Kondin, Anxhela Peristerin, Erion Veliajn, Fiori Dardhë, Rozana Radin etj. Fiori Dardhë, Rozana Radin etj.