MENU
klinika

"Nuk kam asgjë për të veshur"

Si t’i jepni fund këtij problemi, sipas stilistëve

12.01.2021 - 11:50

Çdo grua të paktën një herë në jetën e saj është ndjerë sikur nuk ka asgjë për të veshur, edhe kur qëndron para një dollapi plot rroba. Ka shumë arsye pse përballemi me këtë problem, megjithatë pak prej nesh e kuptojnë se sa të thjeshta janë ato arsye.

Disa gra nuk mund të kombinojnë saktë ngjyrat ose nuk përdorin siç duhet detajet dhe aksesorët. Të tjera thjesht nuk dinë si të nxjerrin në pah tiparet e tyre më të mira dhe të vazhdojnë të marrin vendime jo të mira në veshje ndërsa shpenzojnë shuma të mëdha parash. Si rezultat, dollapët tanë janë plot me gjëra të padobishme që nuk i veshim kurrë.

Por cilat janë disa nga rregullat themelore sipas stilistëve të modës.

Mos blini artikuj të rastësishëm edhe nëse ju pëlqejnë

"Nuk kam asgjë për të veshur", si t’i jepni fund

Nëse doni t’i jepni fund problemit “Unë nuk kam asgjë për të veshur”, duhet të ndaloni së bleri artikuj të rastësishëm edhe nëse ju pëlqejnë vërtet ato.

Blini në dyqanet e duhura

"Nuk kam asgjë për të veshur", si t’i jepni fund

Veshja juaj do të thotë shumë për atë që jeni, duhet të jetë e përshtatshme për moshën, statusin dhe trupin tuaj.

Llogaritni çmimin real të veshjes

"Nuk kam asgjë për të veshur", si t’i jepni fund

Gjithçka ka të bëjë me matematikën e thjeshtë për të marrë çmimin real të një fustani të mrekullueshëm. Llogarisni çmimin e tij me numrin e herëve që në të vërtetë do ta vishni.

Kombinoni artikujt bazë me trendet më të fundit

"Nuk kam asgjë për të veshur", si t’i jepni fund

Bazat e përjetshme të cilat janë të domosdoshme për veshjet tuaja. Prerjet e tyre të thjeshta nuk dalin kurrë nga moda dhe mund të kombinohen me pothuajse gjithçka. Blini 70% të veshjeve bazë, ndërsa 30% të tjera janë pjesë të modës që nuk do të zgjasin shumë.

Kini 3 deri në 4 opsione kryesore për secilën fund.

"Nuk kam asgjë për të veshur", si t’i jepni fund

Rregulli i artë për një gardërobë të këndshme thotë se duhet të keni sa më shumë opsione kryesore për secilin fund dhe pantallon.

Përzini stile të ndryshme me një pamje sportive.

"Nuk kam asgjë për të veshur", si t’i jepni fund

Pamja më e freskët vjen nga një përzierje me shije e stileve të ndryshme, një kontrast ngjyrash dhe lloje të ndryshme të pëlhurave./Tiranapost.al.