MENU
klinika

"Në prag të një dështimi katastrofik"

OBSH parashikon: Do të ketë mbi 100 mijë vdekje në javë

18.01.2021 - 16:53

OBSH ka parashikuar se numri i viktimave nga COVID-19 në rang global do të rritet.

Së shpejti vdekjet javore pritet t’i kalojnë 100 mijë, teksa rreth 47% të tyre deri më tani i ka Amerika.

Nga ana tjetër në Europë ka një stabilizim të shifrave, por përsëri mbeten në nivele të larta.

Ky parashikim është bërë pikërisht nga një ekspert kryesor për emergjencat, Mike Ryan.

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit po bëhet në mënyrë të pabarabartë, pasi shtetet e fuqishme kanë nënshkruar marrëveshje miliarda dollarëshe për t’u funizuar me qindra miliona doza, ndërkohë që shtetet e vogla dhe të varfra po presin që t’u vijë radha për të vaksinuar popullsinë e tyre.

Sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bota është në një prag dështimi katastrofik moral, ndërsa iu kërkoi prodhusve të vaksinës ta shpërndanin atë në mënyrë të barabartë.

“Një qasje e tillë e la botën më të varfër dhe më të prekshme ndaj rrezikut”, tha ai në takimin vjetor të Bordit Ekzekutiv.

Kreu i OBSH-së solli edhe shembullin se 39 miliona doza të vaksinave janë shpërndarë në 49 vende të pasura, ndërkohë që një vendi të varfër i janë dhënë vetëm 25 vaksina.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!