MENU
klinika

Bëri thirrje dje për solidaritet!

OBSH: T’u jepet fund marrëveshjeve dypalëshe me laboratorët për vaksinat

09.01.2021 - 08:21

OBSH bëri thirrje dje për solidaritet më të madh në lidhje me vaksinat antiCOVID-19 dhe u kërkoi vendeve të pasura t’u japin fund marrëveshjeve dypalëshe me kompanitë farmaceutike.

“Unë i nxis prodhuesit t’i japin përparësi shpërndarjes së vaksinave përmes mekanizmit COVAX, i vënë në punë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj”, tha kreu i agjencisë së KB, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi.

“Gjithashtu, i nxis vendet dhe prodhuesit të ndalojnë lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe në dëm të COVAX”, këmbënguli ai.

Kreu i OBSH-së ka kërkuar nga vendet, që kanë porositur më shumë vaksina sesa është e nevojshme, që t’ia japin atomenjëherë COVAX-it, që është gati t’i shpërndajë ato në mënyrë të barabartë nga sot, edhe për vendet e varfra që nuk kanë mundësi t’i sigurojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shkenca nuk duhet të sulmohet!"

OBSH: Stop teorive konspirative