MENU
klinika

SHBA

OKB: Pandemia ka ngadalësuar migrimin me gati 30%

16.01.2021 - 09:29

Pandemia e COVID-19 ka ngadalësuar migrimin me gati 30%, me rreth dy milionë migrantë më pak midis 2019 dhe 2020, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të lëshuar dje.

Numri i migrantëve që jetojnë jashtë vendit të tyre të origjinës arriti në 281 milionë në 2020, krahasuar me 173 milionë në 2000 dhe 221 milionë në 2010.

Sipas raportit “Migrimi Ndërkombëtar 2020” nga Divizioni i Popullsisë i Departamentit të OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, dy të tretat e migrantëve të regjistruar jetojnë në vetëm 20 vende, me SHBA-së në krye të listës (51 milionë migrantë ndërkombëtarë në vitin 2020).

Më pas vijnë Gjermania (16 milionë), Arabia Saudite (13 milionë), Rusia (12 milionë) dhe Britania e Madhe (9 milionë).

India kryeson listën e vendeve me diasporën më të madhe në vitin 2020, me 18 milionë indianë që jetojnë jashtë vendit të tyre të lindjes.

Në vitin 2020, numri më i madh i migrantëve ndërkombëtarë banuan në Europë, me një total prej 87 milionë, me Afrikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore që numërojnë secili gati 50 milionë.//ATSH

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!