22.01.2021 - 11:45
Billie Eilish dhe Rosalia u bënë bashkë në një duet të sapopublikuar, “Lo Vas a Olvidar” (Do të harrosh).
Këngëtaret janë ndër më të suksesshmet e momentit, prandaj dhe një këngë me të dyja bashkë, pritet të jetë dyfish i suksesshëm.
“Lo Vas a Olvidar” është një prodhim i muzikantit dhe tekstshkruesit, Finneas, i cili është dhe vëllai i Billie Eilish.
Kënga është kolonë zanorë e sezonit të dytë të serialit “Euphoria”, ku pjesa e dytë do të ketë protagoniste personazhin Jules, luajtur nga Hunter Schafer.
Premiera do të shfaqet në 24 janar në HBO.