MENU
klinika

Trashëgimtarja flet për vendimin

Paris Hilton, së shpejti nënë!

27.01.2021 - 10:22

Paris Hilton ka folur së fundmi në lidhje me planet e saj për të krijuar një familje. Trashëgimtarja 39-vjeçare zbuloi në episodin e së martës në podcastin “The Trend Reporter with Mara” se ajo ka filluar fekondimin in vitro (IVF) me të dashurin Carter Reum, i cili sipas Paris është treguar shumë mbështetës gjatë kësaj kohe.

Hilton ka thënë se iu drejtua IVF sepse ishte mënyra e vetme që mund të siguronte që të kishte “binjakë, një djalë dhe një vajzë”.

“Ne kemi bërë IVF, kështu që unë mund të zgjedh binjakë nëse më pëlqen,” -tha Hilton, duke shtuar se ishte mikesha e saj e vjetër Kim Kardashian – e cila mirëpriti dy fëmijë përmes një nëne surrogate – që i tha për këtë gjë. “Ishte Kim që më tha për këtë. Unë nuk dija asgjë në lidhje me të. Jam e lumtur që ajo më këshilloi dhe më prezantoi me mjekun e saj.”

Këngëtarja e “Stars Are Blind” shtoi se ajo tashmë e ka përfunduar procedurën e marrjes së vezëve.

“Ishte e vështirë, por e dija që do t’ia vlente. E bëra disa herë,” -kujton ajo, përpara se të fliste për Reum. “Thjesht duke e bërë këtë gjë së bashku dhe të kesh një partner që është aq shumë mbështetës dhe gjithmonë më bën të ndihem si një princeshë… nuk ishte aq keq”.

Në intervistë, Hilton e quajti Reum “djalin e ëndrrave”, duke thënë se ajo është 100% e sigurt se ai është i duhuri.

“Unë jam me të vërtetë e emocionuar për të lëvizur në hapin tjetër të jetës sime dhe që më në fund do të kem një jetë të vërtetë,” tha ajo. “Sepse me të vërtetë besoj se të kesh një familje dhe të kesh fëmijë është kuptimi i jetës. Dhe nuk e kam provuar këtë akoma, sepse nuk kam ndjerë se dikush e meritonte atë dashuri nga unë, ndërsa tani, më në fund, gjeta e personin e duhur”.

Hilton dhe Reum, të cilët e njohin njëri-tjetrin për më shumë se një dekadë, filluan të takohen në vitin 2019. Në shtator, Hilton foli për planet e saj për të pasur binjakë, duke treguar se tashmë ka zgjedhur një emër për vajzën e saj të ardhshme. Ajo rrëfeu se do ta quajë të bijën London dhe po përpiqet të gjejë një emër për djalin.

Burimi: People