MENU
klinika

Ende pa filluar fushata zgjedhore në Kosovë

Partitë politike nisin tubimet, shkelin masat anti-COVID

05.01.2021 - 08:19

Pa filluar ende zyrtarisht fushata e rregullt zgjedhore në Kosovë, subjektet politike tashmë kanë filluar të mbajnë tubime elektorale, duke shkelur edhe masat për mbrojtjen nga koronavirusi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka lënë të nënkuptohet se ky institucion ende nuk ka ndonjë plan të qartë se si do të menaxhojë masat anti-Covid gjatë fushatës zgjedhore.

Ndërsa zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë për RTV Dukagjinin se zbatimi i masave kufizuese nuk janë kompetencë e këtij institucioni.

Nga ana tjetër hulumtuesja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bënë thirrje që prioritet të jetë shëndeti i qytetarëve.

“Në këtë proces zgjedhor duhet të prioritizohet çështja e shëndetit publik. Çfarëdo vendimi që merret si në menaxhimin e pandemisë edhe për menaxhimin e procesit zgjedhor në përgjithësi duhet të ketë më shumë transparencë”, deklaroi Teuta Avdimetaj.

Sipas një raporti të policisë, vetëm në tri ditët e para të këtij viti në Prishtinë janë shqiptuar 908 tiketa për mosrespektim të masave të pandemisë.